Manchester Cty zyrtarizon blerjen e katërt

Futboll

Manchester Cty zyrtarizon blerjen e katërt

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:42
Matheus Nunes

Manchester City konfirmoi këtë të premte blerjen e Matheus Nunes nga Wolverhamptoni.

Futbollisti i Kombëtares portugeze ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Premier League-s, ku gjen bashkëkombësit e tij Rúben Dias dhe Bernardo Silva.

Detajet financiare nuk bëhen të ditura, por mendohet se kartoni i futbollistit ka kushtuar rreth 60 milionë euro.

Matheus Nunes është nënshkrimi i katërt në këtë merkato, pas kroatëve Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol, si dhe anësorit belg Jeremy Doku. Matheus Nunes do të veshë fanellën me numrin 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat