Vllaznia merr barazimin ndaj Erzenit në “frymën e fundit”

Futboll

Vllaznia merr barazimin ndaj Erzenit në “frymën e fundit”

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:38
Pamje nga ndeshja

Vllaznia i ka marrë na duart fitoren ekipit të Erzenit në frymën e fundit, pasi shkodranët mundën të merrnin një barazim 2-2.

Të parët që shënuan ishin shkodranët, pasi në minutën e shtatë të lojës, Bekim Balaj shënon me goditje dënimi.

Pak minuta më vonë, në minutën e 23’, Erzeni barazon shifrat me një gol fantastik, gjithashtu me goditje të lirë, ku Mihana dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Erzeni ishte ai që shënoi golin e avantazhit, atë të përmbysjes, dhe përsëri me një gol fantastik. Në minutën e 59’ të sfidës, Zeka shënoi një gol falë një goditje potente.

Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, Vllaznia arrin të barazojë shifrat në frymën e fundit. Në minutën e 90’, Bekim Balaj shënon golin e dytë të tij personal dhe atë të barazimit nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpëtuar Vllazninë nga humbja.

Në sekondat e fundit të lojës, Vllaznia shënon me anë të Gomes golin e fitores, por VAR ndërhyn dhe e anulon duke i shuar festën shkodranëve, duke dhënë pozicion të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat