Milan 29 minuta pa një lojtar, fiton derbin ndaj Romës! Lukaku debuton për romakët

Futboll

Milan 29 minuta pa një lojtar, fiton derbin ndaj Romës! Lukaku debuton për romakët

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Romës, në një ndeshje deri në frymën e fundit dramatike.

Në minutën e 9-të, Giroud shënon nga penalltia për 0.1. 

Në minutën e 48-të, Leao ashtu siç di ai, realizon për 0:2. 

Tre minuta më vonë, Tomori i Milanit përjashtohet me karton të kuq (pas dy të verdhëve), duke e lënë ekipin me një lojtar me pak. 

Edhe pse Milani 29 minuta më një lojtar më pak, kthehet me tre pikë nga "Olimpico". 

Sulmuesi Belg Romelu Lukaku ka debutuar në fanellën e Romës duke u aktivizuar në minutën e 70-të. 

Lukaku në minutën e 85-të është ndëshkuar me karton të verdhë.

Në minutën e 90+2, Spinazzola ngushtoi humbjen e Romës.

Milani tre ndeshje po aq fitore, me goldallim 8:2 kryeson  renditjen e Serie A me 9 pikë dhe Roma është në vend të 18 me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat