Malisheva demolon Feronikelin 74

Futboll

Malisheva demolon Feronikelin 74

Nga: K. G. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:07
Pamje nga një ndeshje

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 4:1 ndaj Feronikelin 74, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dy gola bien në fund të pjesës së parë.

Mustafa në minutë e 42-të nga rreth 18 metra ka realizuar gol në këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire.

Në minutën e 45-të Berisha ka barazuar rezultatin.

Vitija në minutën e 61-të, Matheu në atë të 71-tën dhe Oshafi (89') shënuan për 4:1.

Malisheva kryeson me 9 pikë e “Nikli” zë pozitën e 7-të me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat