Formacionet zyrtare Teuta-Tirana

Futboll

Formacionet zyrtare Teuta-Tirana

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Teuta pret sot Tiranën në një sfidë shumë interesante të javës së dytë të Kategorisë Superiore.

Durrsakët nuk kanë zbritur ende në fushë në këtë edicion për shkak se iu shty ndeshja e parë ndaj Partizanit, ndërsa Tirana ka dhënë një sinjal të cilësive të saj në përmbysjen në derbi.

Trajneri Diego Longo ka ndërtuar një ekip me emra të rinj për shkak të ndryshimeve të shumta në këtë edicion. Kjo shihet edhe në formacionin titullar të sotëm të durrsakëve ku atij i është dashur të bëjë lëvizje në çdo repart.

Ndërkohë, te Tirana trajneri Shehi ka vendosur t’i bëjë hapësirë treshes Latifi-Abazaj-Hasani në repartin e avancuar, duke besuar te shpejtësia e tyre në organizimin e manovrës sulmuese.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Dema, Jazxhi, Iljazi, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Beqja, Arifi, Demirçani, Peposhi, Fili.
Trajner: D. Longo

TIRANA: Lika, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Doka, Jonuzi, Hila, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani.
Trajner: O. Shehi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat