Bologna merr fitoren e parë të sezonit, Udinese-Frosinone ndajnë pikët

Futboll

Bologna merr fitoren e parë të sezonit, Udinese-Frosinone ndajnë pikët

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 20:44
Bologna

Bologna merr fitoren e parë të sezonit dhe atë e bën në javën e tretë të Serie A ndaj Cagliarit, me këta të fundit që vazhdojnë të vuajnë.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Luvumbo në minutën e 22’.

Bologna gjeti barazimin në minutën e 60’ me Zirkzee, ndërsa në minutën e 75’ vendasit patën mundësinë e golit të dytë, por Orsolini humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë në minutën e 90’ Fabbian gjeti rrugën drejt rrjetës dhe përmbysi rezultatin, duke i dhënë fitoren Bolognas.

Pas javës së tretë të Serie A, Bologna renditet në vend të tetë me kapër pikë, teksa Cagliari renditet në vend të 18-të me një pikë.

Udinese-Frosinone nga ana tjetër ndajnë pikët në javën e tretë.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në minutën e 50’ një autogol i Romagnolit, u anulua pas verifikimit në VAR, pasi topi më herët kishte dalë jashtë vijave.

Sfida u mbyll me barazim pa gola, me Udinesen që renditet në vend të 15-të me dy pikë, teksa Frosinone në vend të nëntë me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat