Monaco merr kreun e renditjes

Futboll

Monaco merr kreun e renditjes

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:03
Monaco

Monaco e mbylli javën e katërt të Ligue 1 me fitoren 3-0 në “Stade Louis II” ndaj Lens, me këta të fundit që nuk janë aspak në ritmet e sezonit të shkuar.

Vendasit diktuan ritmin dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 24’ me Singo, ndërsa në minutën e 36’ Golovin dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Monaco vazhdoi të ishte kërkues edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar golin e tretë me Maripan në minutën e 59’.

Lens nga ana tjetër nuk mundi të reagonte siç duhej në asnjë moment, duke vazhduar me ecurinë negative.

Pas këtij takimi Monaco kryeson me 10 pikë, teksa Lens vuan në vend të parafundit me vetëm një pikë në katër javë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat