Rayo Vallecano ngec në transfertën e Real Betis

Futboll

Rayo Vallecano ngec në transfertën e Real Betis

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:19
Balliu

Sfida e javës së katërt të La Liga mes Real Betis dhe Rayo Vallecano është mbyllur me rezultatin 1:0.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazim pa gola.

Betis u tregua më kërkues dhe në minutën e 53’ Willian Jose gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren ekipit të tij.

Pavarësisht tentativave nga ana e Rayo-s për të barazuar, sfida në fund u mbyll me rezultatin 1-0.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu luajti që nga minuta e parë e deri në fund për Vallecanon, megjithatë në fund ekipi i tij doli papikë nga “Estadio Benito Villamarin”.

Pas javës së katërt të La Liga, Betis renditet në vend të gjashtë me shtatë pikë, teksa Rayo Vallecano renditet në vend të 12-të me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat