Erzeni në pritje të sulmuesit

Futboll

Erzeni në pritje të sulmuesit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:45

Erzeni duket se nuk është kompletuar ende, teksa është në pritje të një sulmuesi.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, Alasane Kulibali.

Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen, teksa në ditët në vijim pritet që sulmuesi të mbërrijë në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës shijakase.  

Skuadra e fundit që Kulibali që aktivizohej ishte Solimane e Tunizisë.

Ai është 191 cm i gjatë teksa në ligën e parë tuniziane u aktivizua vetëm 4 ndeshje, duke mos shënuar asnjë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat