Ylli i ri rishkruan historinë

Futboll

Ylli i ri rishkruan historinë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:09
Dominik Szoboszlai

Liverpool e ka nisur sezonin në Premier League me një barazim dhe dy fitore në tri ndeshjet e para.

Të Kuqtë janë kthyer në fushë pasditen e sotme për javën e katërt të kampionatit dhe presin në shtëpi Aston Villa-n.

Ndeshja që po luhet në Anfield ka nisur shumë mirë për vendasit, të cilët kanë arritur të kalojnë në avantazh pas vetëm 3 minutash.

Autori i golit ka qenë blerja e re Dominik Szoboszlai, që është bërë edhe hungarezi i katërt që shënon në kampionatin anglez pas Zoltan Gera, Tamas Priskin dhe Akos Buzsaky.

Në minutën e 22-të, Liverpool ka dyfishuar avantazhin falë një autogoli i Cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat