Lewandowski ia siguron fitoren e tretë radhazi Barcelonës

Futboll

Lewandowski ia siguron fitoren e tretë radhazi Barcelonës

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt, skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi në udhëtim ndaj Osasuna.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “El Sadar” përfundoi me rezultatin 1:2.

Jules Kounde (45+1’) dhe Robert Lewandowski (86’ nga penalltia) shënuan golat e fitores për “Blaugranët”.

Golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Chimy Avila (76’).

Vlen të theksohet se te katalonasit debutuan sonte dy përforcimet e verës, Joao Felix dhe Joao Cancelo. Felix luajti nga minuta e 80-të, kurse Canceloa nga minuta e 59-të.

Barcelona pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë, me pikë të njëjta me Gironan dhe me dy pikë më pak se lideri, Real Madridi.

Osasuna ka gjashtë pikë dhe ndodhet në pozitën e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat