E meritonte të luante

Futboll

E meritonte të luante

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:46
Asllani e Inzaghi

Kristjan Asllani debutoi për sezonin e ri në Serinë A në ndeshjen ndaj Fiorentinës, aty ku Interi fitoi me rezultatin 4-0. Mungesa e minutave në dy javët e para, ka ngjallur edhe polemika në Itali, ndërkohë që Inzagi duket se është i bindur për cilësitë e lojtarit.

Pas ndeshjes, ai u pyet për afrimet e reja, Klasen dhe Pavard duke u shprehur se do të donte t’i jepte hapësirë, por shton se preferoi Asllanin të cilin e konsideron një lojtar që ka shumë besim.

“Klasen ka zhvilluar vetëm një stërvitje me skuadrën, ndërsa Pavard dy.

Doja ta përfshija, por preferova të aktivizoj Asllanin pasi e meriton dhe është një djalë te i cili kam shumë besim”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat