Kthimi në PSG? Maignan frikëson tifozët e Milanit

Futboll

Kthimi në PSG? Maignan frikëson tifozët e Milanit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 13:53
Maignan

Mike Maignan nuk ka dashur të garantojë qëndrimin te Milani kur është pyetur nëse mund të transferohet në PSG duke thënë se nuk mund të thotë asgjë për të ardhmen.

Sulmuesi francez është produkt i sistemit të të rinjve të PSG-së dhe kaloi gjashtë vjet në klub përpara se të largohej për në Lille në vitin 2016, ku shkëlqeu përpara se të bënte kalimin në Milano në verën e vitit 2021.

Maignan është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit dhe klubi e ka bërë të qartë se ata nuk do të ishin të gatshëm të pranonin asgjë më pak se 100 milionë euro për francezin, i cili ka tërhequr interes nga klube të ndryshme si Chelsea dhe Bayern Munich, përcjellë KosovaPress.

Duke bërë një koment të shkurtër për “Le Parisien”, Maignan foli rreth asaj se si do të ndihet kur të përballet me PSG-në në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

“Unë kam luajtur tashmë kundër tyre kur isha në Lille, kështu që është një fushë që e njoh. Do të jetë një lojë e shkëlqyer, me një ritëm të lartë, siç më pëlqen mua”, tha Maignan.

Më pas ai u pyet nëse mund ta shihte veten duke u kthyer te PSG në të ardhmen.

“Unë jam parizian, por sot nën kontratë me Milanin. Dhe për të ardhmen, nuk ka asgjë për të thënë.”, theksoi ai.

Maignan është kontraktuar me Milanin deri në qershor të viti 2026 dhe në muajt e ardhshëm mund t'i ofrohet një marrëveshje e re, duke rritur pagën e tij.

Gjithashtu nuk ka asnjë shenjë se PSG po planifikon të zëvendësojë Gianluigi Donnarumman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat