Pas Juves, edhe Milani në sulm për yllin e Lilles

Futboll

Pas Juves, edhe Milani në sulm për yllin e Lilles

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:13
Jonathan David

Nuk është vetëm Juvenusi që e dëshiron sulmuesin e Lilles, Jonathan David.

Siç raportojnë mediet italiane, interesim për sulmuesin kanadez ka shprehur edhe Milani, një tjetër klub i madh italian.

“Rossonerët” tashmë janë duke menduar për veteranin Oliveir Giroud, i cili në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga ‘San Siro’.

David, i cili është një nga lojtarët kryesor tek Lille, është objektiv i milansitëve për verën e ardhshme.

Juve dhe Milan thuhet se qysh tash kanë nisur garën për kanadezin, i cili siç raportohet, po luan sezonin e fundit të francezët e Lilles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat