Aliji kthehet në klubin ku u rrit

Futboll

Aliji kthehet në klubin ku u rrit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:35
Burhan Aliji

Në moshën 33-vjeçare dhe pas dy viteve te Sileksi, mesfushori kumanovar, Burhan Aliji është rikthyer te Bashkimi nga Kumanova, ku ka nisur stërvitjen e parë.

17 vjet pas largimit nga klubi ku u formua si futbollist, Aliji është kthyer në shtëpi!

“Jam shumë i lumtur që m’u dha rasti që sërish të vesh këtë fanellë dhe të jetoj pjesën tjetër të karrierës me njeërzit e mi, me publikun e mrekullueshëm. Ishte e pamundur që të refuzohet kjo mundësi për të luajtur sërish me Bashkimin”, tha Aliji për Open-TV.

Gjatë karrierës së tij, Burhan Aliji ka luajtur për Milanon e Kumanovës, KF Teteks, Shkëndija, Drita, Gostivari, Euromilk, KF Vëllaznimi-Kërcovë, Liria-Prizren, Ohrid dhe Sileks.

Ka fituar tituj kampioni në Ligën e dytë dhe kupa të Maqedonisë së Veriut. Një kohë ka qenë edhe reprezentues i U21 të RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat