Senatorët kuqezinj “ndezin motorët”

Futboll

Senatorët kuqezinj “ndezin motorët”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:07
Hysaj

Strakosha dhe Berisha janë garancia e portës kuqezi, edhe pse nuk kanë luajtur thuajse fare sezonin e kaluar.

Megjithatë, për shtatlartin nga Prishtina, ky sezon i ri ka nisur mirë. Fillimisht me largimin nag Torino, ku trajneri Juric e kishte “kalbur” në stol, duke kaluar tek Empoli i shqiptarëve të tjerë, edhe kuqezinj.

Më pas te paraqitja mjaft pozitive ndaj Juventusit, ku i priti penallti serbit Vlahoviq.

Sinjale mjaft optimiste në prag të dy kualifikueseve ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë (më 7 dhe 10 shtator).

Duke folur për faqen zyrtare të FSHF-së, dy portierët u treguan të matur. Berisha nënvizoi shkurt: “Po bëhemi gati. Të shohim, jemi të gjithë, kemi ardhur me një motiv shumë të lartë dhe shpresoj të kemi sukses”.

Nga ana e tij, Strakosha shtoi: “Dita e parë, shumë e bukur, me diell jashtë. Po punojmë në kushtet më të mira, ishalla bëjmë një ndeshje siç duhet ndaj Republikës Çeke”.

Në mesin e veteranëve kuqezinj, që dha mendimin e tij për dy kualifikueset tejet vendimtare në grup, ishte Elseid Hysaj: “Ndjehem shumë mirë. Është dita e parë e stërvitjes për mua. Ndjehem gjithmonë mirë ditën e parë, jemi të gjithë të kënaqur. Të gjithë ishim mirë, bëmë batuta me njëri-tjetrin.

Ndeshjen e fundit me Lazio luajta, isha në formë. Mendoj se jemi gati për këto dy ndeshjet mjaft delikate".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat