Pioli bën gati listën “Championsit”

Futboll

Pioli bën gati listën “Championsit”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Këtë të martë, tekniku i “kuqezinjve” të Milan, Stefano Pioli ka zbuluar listën e futbollistëve, të cilët do të marrin pjesë në këtë sezon të UEFA Champions League, ku nuk ka patur asnjë mungesë.

Jashtë listës së italianit kanë mbetur dy talentet argjentias, 18-vjeçari i sulmit, Luka Romero dhe 21-vjeçari i mbrojtjes, Marco Pellegrino, si dhe “katalizatorit” i mesfushës, Isamel Bennacer, me këtë të fundit që pritet të kthehet nga dëmtimi më 10 nëntor, ku në fazën e grupeve kanë mbetur vetëm 2 sfida.

Ndërkaq, rikutjojmë se “djajtë” e Milanos janë pozicionuar në grupin F të UEFA Champions League ose i thënë ndryshe “grupi i ferrit”, me “kuqezinjtë” që do të përballen ndaj Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund dhe Newcastle.

Lista e plotë e lojtarëve:

Maignan, Sportiello, Mirante, Chukwueze, Giroud, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Krunic, Leao, Loftus-Cheek, Musah, Okafor, Pulisic, Reijnders, Thiaw, Tomori, Caldara, Florenzi, Calabria, Pobega, Joviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat