Rivalitet, festë dhe ushqime shqiptare

Futboll

Rivalitet, festë dhe ushqime shqiptare

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:33
Çeke

Federata Çeke e Futbollit njofton se do të ketë një FanZone ditën e ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për takimin e rëndësishëm kundër Republikës Ceke që do të luhet më datë 7 shtator. Një transfertë e vështirë në Pragë, ndaj një kundërshtari që kryeson Grupin E në kuotën e 7 pikëve, ku diferenca me kuqezinjtë është vetëm një distancë larg.

Mbrëmjen e së hënës, Republika Çeke nisi përgatitjet, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive.

Mbrojtësi i djathtë David Dudera nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi dhe trajneri Jaroshlav Silhavy e ka zëvendësuar me Lukáš Masopust, 30-vjecarin që herën e fundit me fanellën ceke ka luajtur marsin e kaluar në një barazim 1-1 ndaj Uellsit. Cekisë do t’i mungojë  edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, për shkak të dëmtimit që pësoi në shtator.

Kapiteni Tomáš Souček pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Brighton, por kundër Shqipërisë do të jetë gati. Federata ceke e futbollit, në faqen zyrtare të saj ka publikuar një lajm se përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, tifozët do të mblidhen në Fortuna Fanpark dhe do të ofrojë argëtim për të gjithë tifozët e futbollit, madje gjithashtu do të shijojnë edhe ushqimet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat