Hamsik: Kina më bëri të pasur

Futboll

Hamsik: Kina më bëri të pasur

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:54
Hamsik

Marek Hamsik, ish-mesfushori i Napolit dhe tani anëtar i stafit të Francesco Calzona-s, trajneri i Sllovakisë, dha një intervistë për mediet italiane, ku për zgjedhjen e tij për të luajtur në Kinë në vitin 2019.

“Nëse do ta bëja përsëri? Ishte një përvojë që më pasuroi, në çdo kuptim, për futbollin, njohuritë kulturore dhe edhe për paratë”-tha ai.

Më tej i pyetur nëse do e bënte dhe Arabinë Saudite diçka të tillë, Hamsik u shpreh: “Më duket se kanë ecur përpara, blejnë lojtarë shumë të rinj, arrijnë të marrin talente. Ata kanë dëshirë të ndikojnë fuqishëm në futboll.

A do të kisha shkuar unë atje? Po dhe e them pa hipokrizi, disa propozime nuk duhen anashkaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat