Lloris afër Romës

Futboll

Lloris afër Romës

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:28
Hugo Lloris

Lloris afër Romës!

Me përfundimin e merkatos së verës, tashmë kanë filluar të dalin në “dritë”, prapaskenat e para të këtij afati kalimtar të tranasferimev, prapaskena të cilat tregojnë më shumë mbi transferimet, të cilat nuk u realizuan kurrë.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Il Messaggero”, “verdhekuqtë” e Roma-s ishin në muaj korrik shumë pranë zyrtarizimit të dy “gardianëve” me goxha eksperiencë në Premier League, Hugo Lloris e Kasper Schmeichel.

Mirëpo, drejtuesit e klubit “verdhekuq” nuk dëshironin të shkelnin rregullat e “Fair Play Financiar”, shkelje që mund të pasohej me një gjobë të majme për italianët e për këtë arsye skuadra e Jose Mourinho vendosi të ruantë sërish portën me “gardianin” portugez, Rui Patricio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat