Napoli shpërthen kundër mediave në lidhje me Kvaratskhelia

Futboll

Napoli shpërthen kundër mediave në lidhje me Kvaratskhelia

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:12
Kvaratskhelia

Napoli i ka cilësuar si shpifje raportimet rreth negociatave për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia, duke fajësuar mediat se kanë “agjentët e lojtarit si burimin e tyre të vetëm”.

Kampionët e Serie A lëshuan një deklaratë mfjaft agresive në Tëitter të martën në lidhje me zgjatjen e mundshme të kontratës së gjeorgjianit.

“Duke pasur agjentin e lojtarit si burimin e vetëm, disa media vazdhojnë të raportojnë negociatat e supozuara për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia”, thuhet në njoftimin e Napolit.

“Është shpifje! Askush nga Napoli, Mauro Meluso, Maurizio Micheli, Aurelio de Laurentiis apo Andrea Chiavelli, nuk e ka diskutuar ndonjëherë zgjatjen e mundshme të kontratës së lojtarit (kontratë e cila skadon pas katër vitesh)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat