Liverpool dëshironte shkëmbim Nunez - Felix, portugezi e refuzoi

Futboll

Liverpool dëshironte shkëmbim Nunez - Felix, portugezi e refuzoi

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:16
Nunez - Felix

Raportohet që Liverpool ka dashur të bëjë një shkëmbim Darëin Nunez – Joao Felix gjatë merkatos së fundit të verës, por kjo lëvizje nuk u realizua

Reds ishin në treg edhe për përforcime në sulm në orët e fundit të merkatos, derisa ata transferuan futbollistë si Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister. Ata kanë në sulm edhe Mohamed Salah, Luis Diaz dhe Diogo Jota që zakonisht janë titullar në formacion.

Mundo Depertivo shkruan sot që Liverpool kanë dëshiruar që të ndahen me sulmuesin uruguaian Nunez pas një viti që ai shkoi në Anfield dhe atë ta zëvendësojnë me të huazuarin tek Chelsea, Felix. Ishte portugezi që refuzoi pasi që dëshironte një kalim në Barcelonë nga Atletico Madrid.

Felixit ju plotësua kjo dëshirë, derisa raportohet se ai ka refuzuar edhe kalimin në Manchester United dhe në Aston Villa. 23 vjeçari shënoi katër gola gjatë 20 paraqitjeve që i pati në Stamford Bridge vitin e kaluar.

Felix po ashtu ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite, pasi që ëndrra e tij ishte të luantenë Camp Nou. Ai tani është në Kataloni, me Barcelonën që fillimisht e ka marrë atë si të huazuar për sezonin 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat