Lojtarët më të paguar në Serie A

Futboll

Lojtarët më të paguar në Serie A

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:57
Logo e Serie A

Përfundimi i merkatos së verës në Serinë A jep tashmë një tablo të plotë të skuadrave të cilat kanë bërë lëvizjet e tyre për të përballuar këtë sezon.

Një sezon ku kanë shpenzuar për të afruar lojtarë, por edhe për t’i bindur me rroga të majme.

Në vijim, është lista e futbollistëve dhe përfitimet e tyre nga rrogat neto që marrin në skuadrat përkatëse.

Disa përfitojnë më shumë edhe pse të regjistruar me rroga më të ulëta në varësi të taksave që paguajnë klubet italiane me ”Dekretin e rritjes”, gjë që bënte të mundur që Lukaku të vinte në Itali me rrogën që përfitonte te Çelsi pa rënduar arkat e Interit një vit më parë.

Tani belgu është në vendin e dytë, duke qenë pas krahëve të Pol Pogba, i cili edhe pse nuk luan për shkak dëmtimesh prej një viti, vazhdon të përfitojë 8 milionë euro neto në sezon. Një shifër shumë e lartë kur sheh sidomos se Osimhen është shumë poshtë në listën e më të paguarve.

RROGAT NETO NË KËTË SEZON NË SERINË A

1 – Pol Pogba (Juventus): 8 milionë euro neto

2 – Romelu Lukaku (Roma): 7,5 milionë euro neto

3 – Adrin Rabio dhe Dushan Vlahoviç (Juventus): 7 milionë euro neto

4 – Vojçieç Sjeznji (Juventus): 6,5 milionë euro neto

5 – Aleks Sandro (Juventus), Lautaro Martinez dhe Markus Turam (Inter): 6 milionë euro neto

6 – Alesandro Bastoni (Inter): 5,5 milionë euro neto

7 – Benzhamin Pavard (Inter), Rafael Leao (Milan), Bremer dhe Federiko Kieza (Juventus): 5 milionë euro neto

8 – Paulo Dibala, Leandro Paredes dhe Tami Abraham (Roma), Nikolo Barela (Inter) dhe Viktor Osimhen (Napoli): 4,5 milionë euro neto

9 – Evan Ndika (Roma), Danilo (Juventus), Çiro Imobile dhe Luis Alberto (Lacio), Teo Hernandez, Ruben Loftus-Çik, Ismael Benaser, Kristian Pulishiç dhe Samuel Çukvueze (Milan): 4 milionë euro neto

10 – Stefan De Vraj dhe Henrik Mkhitarjan (Inter): 3,8 milionë euro neto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat