Edhe Hysaj në listë

Futboll

Edhe Hysaj në listë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:06
Lazio

Trajneri Maurizio Sarri ka konfirmuar skuadrën e Lazios për Champions League, teksa janë në grup me Atletico Madrid, Feyenoord dhe Celtic. Italianët bëjnë debutimin e tyre më 19 shtator duke mirëpritur ekipin e Diego Simeone në Olimpico.

Ndër të ardhurit e rinj të përfshirë në listën e këtij kompeticioni janë Luigi Sepe, Luca Pellegrini, Matteo Guendouzi, Daichi Kamada, Nicolò Rovella, Taty Castellanos dhe Gustav Isaksen.

Mbetet jashtë Toma Basic, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Sarri dhe është lidhur me një transferim te Trabzonspor, bashkë me Cristiano Lombardin, i cili është i dëmtuar. Natyrisht, mes të përzgjedhurve është Hysaj.

Skuadra e Lazios: Provedel, Sepe; Casale, Gila, Hysaj, Lazzari, Marusic, Patric, Pellegrini, Romagnoli; Cataldi, Guendouzi, Kamada, Luis Alberto, Rovella, Vecino; Castellanos, Felipe Anderson, Immobile, Isaksen, Pedro, Zaccagni,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat