Hidhet shorti për Kategorinë e Dytë, klubet mësojnë kalendarin e sezonit 2023/24

Futboll

Hidhet shorti për Kategorinë e Dytë, klubet mësojnë kalendarin e sezonit 2023/24

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

U hodh ditën e sotme shorti për kalendarin e Kategorisë së Dytë në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipet e të dyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2023/24.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga Erald Shera dhe Endi Hyka, specialistë në Departamentin e Garave në FSHF.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A

Adriatiku-Sopoti

Gramshi-Tërbuni

Shënkolli-Veleçiku

Valbona-Besëlidhja

Albanët-Murlani

Iliria-Naftëtari

Grupi B

Oriku-Shkumbini

Pogradeci-Këlcyra

Butrinti-Turbina

Labëria-Luftëtari

Delvina-Devolli

Në edicionin e ri që nis më 29 shtator, në grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe: Adriatiku, KF Sopoti, KF Gramshi, Tërbuni, Shënkolli, Veleçiku, Valbona, Besëlidhja, KKS Albanët, K.F Murlani, Iliria dhe Naftëtari.

Në grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: Oriku, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Këlcyra, Butrinti, Turbina, Labëria FC, AF Luftëtari, KF Delvina, Devolli dhe Maliqi. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat