Felix refuzoi top-klubet anglezë për Barcelonën

Futboll

Felix refuzoi top-klubet anglezë për Barcelonën

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:44
Felix

Ylli i Atletico Madridit Joao Felix ka refuzuar tri klube angleze në këtë afat veror për t’iu bashkuar Barcelonës.

Gjithnjë në bazë të raportimeve të “Mundo Deportivo”, portugezi ka pasur oferta nga Liverpool, Aston Villa dhe Man United .

Tërë këto refuzime lojtari i ka bërë vetëm për të plotësuar dëshirën që të luajë në fanellën e Barcelonës.

Barcelona e huazoi sulmuesin e Atleticos për një opsion, por që nuk ka ndonjë opsion blerje.

Raportet e Felix me trajnerin Diego Simeone ishin shumë të këqija, andaj pavarësisht talentit nuk do të kishte minuta në fushë.

Sidoqoftë, gjasat janë minimale që të mbetet te Barcelona edhe për një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat