Dyshime të shumta për trukime ndeshjesh

Futboll

Dyshime të shumta për trukime ndeshjesh

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:54
Fernando Costa

Një vendim i papritur është marrë këtë të mërkurë në Bolovi, me Presidentin e Federatës së Futbollit, Fernando Costa, që ka vendosur të pezullojë pa afat ndeshjet e kampionatit elitar dhe divizionit të dytë, pasi ka dyshime të shumta për trukime ndeshjesh.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave vendase, nën hetim aktualisht janë disa drejtues klubesh, lojtarë, si dhe pjesa më e madhe e arbitrave, ndërsa ende nuk dihet se për sa kohë kampionati do jetë i pezulluar.

Ndërkaq, për të zgjedhur fituesin e kampionatit, Federata ka vendosur të organizojë një mini-turne që do të zgjasë për dy muaj, nga tetori në dhjetor.

Ndërkohë, kjo pauzë do t’i japë kohë autoriteteve për të dalë në përfundime më të sakta dhe të rinisë sërish aktivitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat