Buffon flet si shef tek Italia

Futboll

Buffon flet si shef tek Italia

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:57
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon dha një intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të përfaqësueses Italiane.

Ish-portieri u pyet për shumë çështje, duke nisur që nga fillimet e karrierës së tij deri te roli i ri te të kaltrit si shef delegacioni.

45-vjeçari nuk i fshehu emocionet për detyrën e re te 4-herë kampionët e botës:

“Në vitet e para të karrierës sime, Bobo Vieri më shënonte rregullisht sa herë që prekte topin.

Më pas Roberto Mancini ishte një nga ata lojtarë që ndaj meje kishte saktësi në goditje. Nuk kam pasur ndonjë lojtar në veçanti që e kam pasur tmerr. Kur je portier, futesh me idenë se do të pësosh gola.”

Lidhur me vendimin e tërheqjes nga futbolli pas një karriere të jashtëzakonshme, ish-portieri, kampion bote në vitin 2006, u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që mora këtë vendim. Sigurisht që jo të gjithë janë komodë me këtë zgjedhje, por personalisht mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”

Buffon tashmë ka një rol kyç në përfaqësuesen Italiane të futbollit, teksa është emëruar shef i delegacionit, pozicion ky që mbahej nga Gianluca Vialli, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti”

“Si shef i delegacionit, mund të them se gjithçka është më e qetë tani për mua, por ka më shumë përgjegjësi.

Gjëja që pëlqej më shumë këtu është se kam 30 vjet në këtë mjedis dhe gjeta njerëzit që lashë së fundmi. Nuk e di si Gianluca e përjetoi këtë eksperiencë, është aventurë e re për mua dhe shpresoj të ndihmoj përfaqësuesen”, – mbylli deklaratën e tij ish-portieri legjendar, Gianluigi Buffon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat