Selektori i Shqipërisë: Jemi në rrugën e duhur

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Jemi në rrugën e duhur

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:52
Silvinjo

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme në mbrëmje në “Fortuna Arena” kundër Çekisë, një ndeshje tepër e rëndësishme dhe delikate për kombëtaren tonë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para mediave për të folur rreth ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë në Pragë ndaj Çekisë.

Tekniku ka bërë të qartë se ekipi është gati për këtë sfidë të rëndësishme për fatin e Grupit E.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe është e drejtë se janë 2-3 ditë për ne dhe kundërshtarët.

Por gjërat janë kështu, punohet, është menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim video e shumë informacione të tjera në nivel grupi. Nuk ka shumë punë për të bërë brenda fushës, është më shumë jashtë.

Jam padyshim i kënaqur që grupi është në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë dhe hyjnë në fushë.

Motivimi është i bukur dhe i mirë, në këtë aspekt jam i kënaqur. Nesër është ndeshje e vështirë, e dinë të gjithë. Shumë lojtarë janë mësuar që të bëjnë një ndeshje të tillë të vështirë, por një përgjegjësi të tillë e kemi. Janë ndeshje që duhet të shfrytëzosh dhe mirë, janë të rëndësishme.

Të gjithë duan ta luajnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam i lumtur.

Mungesa e Laçit? Ne ende nuk kemi vendosur pjesë të ndryshme të formacionit, jemi në rrugën e duhur dhe nuk mund të kthehemi mbrapa. Skuadra ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e fundit, ndjehemi mirë.

Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër do të bëjmë një stërvitje të fundit në hotel, do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojmë në ndeshje.

Është ndeshje në një nivel të lartë përqendrimi. Nëse ka diçka që i duhet kaluar lojtarëve është që duhet përqendrim i niveli i lartë.

Kundërshtarii janë skuadër e mirë, kanë një trajner që është që nga viti 2018, ka shumë lojtarë të rëndësishëm, një ekip të mirë.

Është një ndeshje e bukur dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë për t’u përballur. Ne si skuadër kemi një mënyrë loje, një rrugë të nisur, kem bërë diçka të mirë deri tani. Duhet të ecim në rrugën e duhur, sipas meje është kjo. Ta shohim nesër”, tha ndër të tjera Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat