Endricku, i etur për t’u lidhur me Mbappen

Futboll

Endricku, i etur për t’u lidhur me Mbappen

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:16
Endricku

Ylli i ardhshëm i Real Madridit, Endricku, ka pranuar se është i etur të luajë përkrah Vinicius Juniorit dhe Kylian Mbappes në “Santiago Bernabeu”. Real Madridi ra dakord për një marrëveshje me gjigantët brazilianë Palmeirasin për të nënshkruar me Endrickun në vitin 2022, pasi “Los Blancos” ranë dakord të paguanin klauzolën e lirimit të lojtarit prej 60 milionë eurosh me 35 milionë euro të parapaguara dhe 25 milionë euro shtesë. I riu do t’u bashkohet gjigantëve spanjollë në vitin 2024, sapo të mbushë 18 vjeç.

Ndërsa ka mbetur edhe një vit përpara se Endricku të shkojë në Spanjë, braziliani tashmë është i emocionuar për mendimin për të luajtur krah yjeve si Vinicius Jr. dhe Mbappes sezonin e ardhshëm.

Duke folur për “L'Équipe”, Endricku tha: “Të luash me Vinin dhe Mbappen do të ishte e mrekullueshme. Ata janë të dy spektakolar dhe unë do të isha vërtet i lumtur të luaja me lojtarë kaq të mëdhenj. Ai është (Mbappe) një topist. Ai është vendimtar, spektakolar, super i shpejtë dhe driblon më mirë tani”.

Ylli francez ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje te Real Madridi këtë verë pasi ai informoi Paris Saint-Germainin se nuk do ta zgjasë qëndrimin e tij në klub përtej sezonit 2023/24. Mbappe, megjithatë, përfundoi duke qëndruar në Paris, por ka të ngjarë të transferohet në Madrid sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat