Ermedin Adem prezantohet te Rabotniçki

Futboll

Ermedin Adem prezantohet te Rabotniçki

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:54
Ermedin Adem

Në fund të merkatos së verës, Rabotniçki solli një tjetër përforcim shtesë, mesfushorin me përvojë Ermedin Adem.

Ai vjen si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Voska Sport. Ermedin Adem (33) ka përvojë të madhe në Ligën e parë në Maqedoni.

Në karrierën e tij ka performuar edhe për Makedonija GJP, Renova, Shkupi, Teteks, Milan…

Adem do ta përforcojë konkurrencën në mesfushën e Rabotniçkit në sezonin aktual të Ligës së Parë të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat