Tare: Pioli dhe Inzaghi? Të ngjashëm në lidhjen me lojtarët

Futboll

Tare: Pioli dhe Inzaghi? Të ngjashëm në lidhjen me lojtarët

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:06
Tare

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kampionatin italian dhe në veçanti për dy skuadrat kryesuese, Interin e Milanin.

Duke folur për trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli, ish-futbollisti i Kombëtares “kuqezi” u shpreh se e kuptojnë njëri-tjetrin, por janë të ndryshëm në taktikë.

“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë”-tha Tare

Ndërsa e vendos theksin te të përbashkëtat mes tyre, ish-drejtori sportiv i Lazios tha: “Ku qëndron empatia?

Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin.

Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri.

Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat