Mamdou Danfa, nga FC Shkupi kalon te KF Balkani?!

Futboll

Mamdou Danfa, nga FC Shkupi kalon te KF Balkani?!

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:18
Shkupi

Skuadra e Ballkanit është afër transferimit të një futbollisti tjetër nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Mamadou Danfa që është pjesë e FC Shkupit. Sipas “Telegrafi.com”, Danfa ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe do të jetë përforcimi i ri i kampionëve të Kosovës. Danfa do të firmos kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe ditëve në vijim do të zyrtarizohet nga ana e klubit.

22-vjeçari erdhi verën e vitit të kaluar te Shkupi, ku me ekipin nga Çairi regjistron 33 paraqitje, katër gola dhe katër asistime në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Danfa para se të transferohet te Shkupi, ka luajtur në Ukrainë me skuadrën Kolos Kovalivka, ndërsa para saj ishte pjesë e Casa Sports në vendlindjen e tij në Senegal.

Kujtojmë se ky do të jetë futbollisti i dytë për Ballkanin që transferohet nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, pasi në këtë merkato, Ballkanit iu bashkua edhe algjeriani, Valid Hamidi që së fundmi kishte luajtur për Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat