Laporte tregon arsyen pse refuzoi klubin spanjoll

Futboll

Laporte tregon arsyen pse refuzoi klubin spanjoll

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:24
Laporte

Mbrojtësi Aymeric Laporte ka pranuar se kishte ofertë nga ish klubi Athletic Club duke refuzuar Al Nassr.

Spanjolli tregoi se do të jetë gjithmonë falënderues ndaj Bilbaos mirëpo që nuk do të ishte zgjedhja e duhur për t’u kthyer.

Kisha mundësi jashtë Al Nassr. Isha në kontakt me Athletic, në fakt isha në kontakte që kur u largova.

Nuk kisha ndonjë problem”.

“E di që gjithmonë kanë qenë aty, e dinin se gjithmonë kisha dëshirën për t’u kthyer dashurinë dhe gjithçka që më dhanë që kur isha i vogël”.

“Do të jem gjithmonë falënderues por u ndjeva se nuk ishte vendimi i duhur dhe preferova të marrë një rrugë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat