Ramos: Dua të fitoj trofe me Sevillën përpara se të vdes!

Futboll

Ramos: Dua të fitoj trofe me Sevillën përpara se të vdes!

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:32
Ramos

Pas firmosjes me Sevilla-n pak ditë më parë, të mërkurën është bërë edhe prezantimi i Sergio Ramos te klubi andaluzian.

Duke folur për rikthimin në “shtëpi” pas 18 vitesh, mbrojtësi u shpreh i “uritur” për të marrë të paktën një trofe me Sevilla-n.

“Kur vjen koha për të menduar rikthimin, është një çështje shumë emocionale.

Për t’u kthyer në shtëpi dhe për të pasur mundësinë për të mbyllur një cikël me klubin ku kam lindur.

Para se të vdes do të doja të fitoja diçka me ekipin tim të zemrës. Shpresoj që të mund të kontribuoj sa më shumë të mundem”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat