Griezmann: Mbappe është personalitet i madh francez

Futboll

Griezmann: Mbappe është personalitet i madh francez

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:03
Griezmann e Mbappe

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka thënë se është i kënaqur që Kylian Mbappe qëndrojë te PSG-ja.

Mbappe ishte i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Francës dhe Mbappe arritën marrëveshje që të jenë bashkë të paktën edhe këtë sezon.

Griezmann thotë se bashkëkombësi i tij, ka filluar mjaft mirë këtë sezon të garave.

Sipas Griezmannit, Mbappe është lojtar dhe personalitet i madh francez.

“Ai është duke pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, po përpiqem ta vendos atë në kushtet më të mira.

Po filloj ta njoh dhe anasjelltas, po mundohem ta gjej në hapësira.

Mbappe është një lojtar i madh, një personalitet i madh francez. Ai ishte në trazira këtë verë, por ai u përgjigj me rastin e Toulouse. Mirë për ne, mirë për PSG-në. Varet nga ne që të sigurohemi që ai të ndihet rehat me ne me një mendje të lehtë dhe të hapur”, ka thënë Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat