Probleme për Gjermaninë

Futboll

Probleme për Gjermaninë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:54
Pamje nga një ndeshje

Një problem shumë serioz për Gjermaninë dhe trajnerin Hansi Flick. Talenti Jamal Musiala nuk do të jetë në dispozicion të gjermanëve për shkak të një problemi me shpinën. Siç njofton federata, me një komunikatë zyrtare për media, mesfushori-sulmues do të kthehet në Mynih, pa marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar kundër Japonisë.

Musiala do të mungojë edhe në miqësoren e së martës së ardhshme kundër Francës. Për momentin, kombëtarja gjermane nuk ka shpallur një zëvendësues, siç ndodhi me rastin e Fullkrug, i cili u kthye në shtëpi dhe u zëvendësua nga Thomas Muller.

Më herët, Jamal Musiala, mesfushori sulmues i Bayern Munich, ka trajtuar tema të ndryshme në një intervistë për “Sport Bild”, duke përfshirë të ardhmen e Kimmich: “Joshua është lojtari më i uritur. Ai është gjithashtu i trishtuar kur humbet një ndeshje në stërvitje. Të gjithë mund ta admirojnë mentalitetin e tij, është një model për lojtarët e tjerë dhe ka ADN-në e Bayernit. Sigurisht që nuk mund ta imagjinoj largimin e tij”.

Bellingham te Real Madridi: “Jam i lumtur për Jude, është një hap i madh për të. Ndoshta La Liga është pak më e ndjekur në mbarë botën, por paraqitjet më të mira nuk kalojnë pa u vënë re.

Te Real Madridi lojtarët fitojnë shpejt popullaritet, por për mua Premier League është liga më e rëndësishme në botë. Nëse luani atje, nuk mund të kaloni më pa u vënë re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat