Inzaghi: Dorëheqja e Mancinit nuk më befasoi

Futboll

Inzaghi: Dorëheqja e Mancinit nuk më befasoi

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:56
Inzaghi

Filippo Inzaghi, ish-trajneri i Reggina dhe kampion bote me Italinë në vitin 2006, foli për “Il Messaggero”, duke nisur me dorëheqjen e Roberto Mancinit: “Nuk më befasoi dhe as më tronditi, por nuk marr pjesë në gjyqe kolektive.

Veproi kështu, duhet të ketë pasur arsyet e tij, që nuk duhet t’i gjykojmë nga jashtë. Në fund të fundit Italia emëroi trajnerin më të mirë në qarkullim, Spalletti, ndërsa Roberto shkoi në Arabi.

Secili mori atë që donte, por të mos harrojmë se Mancini fitoi Kampionatin Europian”.

Pra, Inzaghi vlerëson zgjedhjen e Spallettit në stolin axurr: “Është më i miri, duke pasur parasysh që sapo ka fituar titullin pas mbi 30 vitesh te Napoli. Një punë e mrekullueshme dhe ndoshta unike, e cila tani i lejon atij të realizojë një ëndërr. Ai meritonte njohjen dhe do ta shihni se do të bëjë shumë mirë, do të ndërtojë një kombëtare të madhe, e aftë për të mbrojtur titullin evropian dhe për të shkuar në Botëror”.

Shumë njerëz ende pyesin për numrin 9 të ardhshëm të kombëtares, por për Filippo Inzaghin, i cili di shumë për sulmuesit që kanë luajtur me shumë sukses në atë rol për një kohë të gjatë, nuk ka dyshime: “A duam ende të diskutojmë për dikë si Immobile? Jemi përpara sulmuesit më të madh italian të 8-10 viteve të fundit.

Për çfarë po flasim, pse e konteston akoma dikush? Spalletti luan pothuajse si Sarri, do të fillojë prej tij, por jo vetëm kaq. Me Lazio ai ka shënuar mbi 200 gola në 6 apo 7 sezone”.

Më pas Inzaghi flet edhe për Scamacca: “Për mua është ndoshta më i miri nga sulmuesit e rinj. Jam i zhgënjyer nga performanca e tij në Premier League, me West Ham. Prisja më shumë, por nuk është kurrë e lehtë të shkosh jashtë vendit dhe të përshtatesh menjëherë. Kthimi i tij në Itali, tek Atalanta, do të çojë në shpërthimin përfundimtar. Gasperini është një mjeshtër me qendërsulmuesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat