Morata kundër Lewandowskit

Futboll

Morata kundër Lewandowskit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:00
Morata

Si zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, Venecia vesh fustanet e saj gala dhe mbulon rrugët e saj me tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.

Ky edicion i vitit 2023 zhvillohet nga data 30 gusht deri më 9 shtator dhe çdo personazh i famshëm përgatitet shumë kohë përpara për të parakaluar në pasarelë.

Personalitete nga bota e argëtimit, sportit dhe jo vetëm. E ndër këto edhe të dashurat dhe gratë e njohura të futbollistëve.

Ndër to, binte shumë në sy eleganca e Alice Campello, Mikky Kiemeney, Anna Lewandowska apo Leyla Hajrovic. Kryesisht gruaja e Alvaro Morata-s dhe bashkëshortja e Robert Lewandowskit vodhën skenën me sofistikimin e tyre.

Është e vështirë të zgjedhësh mes look-ut të gruas së sulmuesit të Atletico Madridit apo atë të shoqes së jetës së qendërsulmuesit të Barcelona-s. Vërtet duket një sfidë më e vështirë se ajo e fundjavave të La Liga-s mes dy sulmuesve.

Për edicionin e 80-të të Festivalit Ndërkombëtar, Alice Campello zgjodhi ngjyrën që simbolizon elegancën, pikërisht të zezën.

Eksperte e modës, influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur në botën e modës, bashkëshortja e Alvaro Morata-s ia ka besuar dorës eksperte të dizajneve të Armani Beauty për një fustan të gjatë, busti i të cilit është i palosur dhe i lë shpatullat pa mbuluar.

Pak bizhuteri, vetëm vathë të lirshëm dhe grim shumë delikate. Anna Lewandowska gjithashtu u mbështet në koleksionin Armani Beauty për pasarelën e saj veneciane.

Bashkëshortja e kapitenit të kombëtares polake zgjodhi një fustan me me ngjyrë të gjelbër të çelur, i cili i lë krahët dhe shpatullat të pambuluara, duke lejuar gjithashtu që të duket paksa silueta e bustit.

Edhe bashkëshortja e sulmuesit të Barcelona-s ka preferuar të mos e teprojë me bizhuteritë dhe ka zgjedhur vetëm një gjerdan me një varëse të vogël por të çmuar.

Asnjë tepricë. Zgjedhja mes të dyjave është vërtet e vështirë: këtë herë përfundon në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat