I pakënaqur

Futboll

I pakënaqur

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:13
Demarai Grey

Demarai Grey u ka dhënë fund pakënaqësive me skuadrën e Evertonit duke iu është bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Ettifaq.

Grey që në këtë edicion nuk ka luajtur ende për Evertonin ishte transferuar te skuadra angleze nga Bayer Leverkusen në vitin 2021. 

Grey është kritikuar këtë javë nga trajneri i Evertonit, Sean Dyche, i cili ishte shprehur se te futbollisti nuk kishte parë vullnet për t'u stërvitur. Lidhur me këtë nuk ka munguar as deklarimi i reprezentuesit nga Xhamajka.  

“Kam dhënë gjithçka për këtë klub brenda dhe jashtë fushës. 

Është kaq e vështirë të luash për dikë që nuk të respekton", ka thënë ai. 

Paraprakisht Al Ettifaq, e cila drejtohet nga anglezi Steven Gerard, kishte nënshkruar me Jordan Henderson, Georginio Wijnaldum e Moussa Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat