Edhe Musiala largohet

Futboll

Edhe Musiala largohet

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:15
Musiala 

Jamal Musiala do t`i mungojë Gjermanisë në miqësoret me Japoninë dhe Francën.

Kjo për shkak të një dëmtimi në shpinë, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të enjten.

Gjithashtu të mërkurën pas disa problemeve sulmuesi Niclas Fuellkrug është larguar nga kampi dhe është kthyer në skuadrën e Borussia Dortmund, duke bërë që si zëvendësues të ftohet Thomas Muller, i cili kishte munguar te Kombëtarja që nga Kupa e Botës në Katar në 2022. 

Meqë Gjermania është vend organizator i Euro 2024, atëherë nuk merr pjesë në kualifikime, por megjithatë luan ndeshje miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat