​Liverpooli apo sheikët, zbardhet e ardhmja e Salah

Futboll

​Liverpooli apo sheikët, zbardhet e ardhmja e Salah

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:22
Mohamed Salah

Siç bëhet e ditur nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, e ardhmja e Mohamed Salah si duket është qartësuar tani.

Salah vazhdimisht lidhej me një kalim në Arabinë Saudite, ku Al Ittihad ishte i gatshëm që të bëjë ofertë rekorde botërore për yllin egjiptian.

Fillimisht, Al Ittihad bëri ofertë prej 116 milionë eurosh dhe 58 milionë euro të tjera në formë të bonuseve për Salah, por që kjo ofertë u refuzua menjëherë nga Liverpooli. Skuadra saudite ishte e gatshme të rikthehej me një tjetër ofertë, kësaj radhe rekorde, por që gjiganti anglez kishte bërë të qartë që Salah nuk është në shitje.

Tani, e ardhmja e “Mbetit Egjiptian” është zbardhur, ku Romano e ka konfirmuar se Salah nuk do t’i bashkohet Al Ittihad, pasi që merkato në Arabinë Saudite do të mbyllet së shpejti.

Liverpooli e kishte bërë të qartë që Salah është i paprekshëm, pavarësisht ofertës së madhe javën e kaluar.

Por, Al Ittihad nuk do të dorëzohet, ku pritet që të ringjallë interesimin në Salah nga viti i ardhshëm, respektivisht nga viti 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat