Zabaleta ndez atmosferën: Për fitore ndaj Çekisë

Futboll

Zabaleta ndez atmosferën: Për fitore ndaj Çekisë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:30
Zabaleta në intervistë

Në një prononcim, Pablo Zabaleta, ndihmësi i Sylvinhos në stolin e kombëtares shqiptare, foli rreth ndeshjes me Çekinë. Duke u ndalur te gjendja e skuadrës kombëtare, formacioni titullar dhe objektivi në transfertën e Pragës.

“Gjimshiti kapiteni përfundimtar? Ne kemi 4-5 lojtarë me eksperiencë, luajnë prej vitesh me Shqipërinë. Kemi lojtarë cilësorë, jemi me fat që kemi lojtarë kaq të rëndësishëm që marrin përgjegjësi. Sonte është përzgjedhur Gjimshiti.

Futemi në fushë për ta fituar ndeshjen? Po, 100%. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar.

Kemi shumë lojtarë të talentuar. Kemi vendosur për këtë formacion. Kemi një skuadër të mirë, do të luajmë për fitore. Prandaj në formacion shihni lojtarë si Bajrami, Cikalleshi, Asani dhe Seferi.

Çekia? Avantazhi i Çekisë është diferenca në centimetra. Sidomos në mbrojtje“, theksoi zv trajneri i skuadrës kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat