Lewandowski nderon Poloninë

Futboll

Lewandowski nderon Poloninë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:06
Lewandowski

Fiton Polonia në Varshavë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që fitojnë edhe Franca e Holanda.

Polonia vuajti në pjesën e parë, por dygolëshi i Robert Lewandowskit në fraksionin e dytë të takimit, i dhuroi skuadrës së Fernando Santos suksesin 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Sulmuesi i Barcelonës zhbllokoi rezultatin me një penallti të akorduar nga VAR-i, teksa dyfishoi me një realizim shumë të bukur.

Festojnë edhe Franca e Holanda pas triumfeve 2-0 dhe 3-0 përballë Irlandës dhe Greqisë. Aurelien Tchouameni dhe Marcus Thuram ishin autorët e golave për skuadrën e Deschamps.

Pesë fitore në po kaq ndeshje, dhe vendi i parë në grupin B për Francën. Grup ku vendi i dytë mbahet nga Holanda, që iu fal golave të Marten de Roon, Cody Gakpo dhe Wout Weghorst në pjesën e parë për të likuiduar grekët.

Fitore arriti edhe Danimarka kundër San Marinos (4-0), teksa Hungaria arriti një sukses fantastik 1-2 në Beograd përballë Serbisë vendase. Pikët maksimale mori edhe Sllovenia falë fitores 4-2 me Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat