Spanja deklason Gjeorgjinë, Morata shkëlqen me het-trik

Futboll

Spanja deklason Gjeorgjinë, Morata shkëlqen me het-trik

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:09
Pamje nga ndeshja

Spanja ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Tbilisi përfundoi me rezultatin 1:7.

Alvaro Morata shkëlqeu duke realizuar het-trik (22′, 40′, 66′). Solom Kverkvelia (27′, autogol), Dani Olmo (38′), Nico ëilliams (68′) dhe debutuesi Lamine Yamal (74′) shënuan golat tjerë në fitoren e spanjollëve.

Golin e vetëm dhe të nderit për gjeorgjianët e shënoi Giorgi Chakvetadze (49′).

Spanja pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe tani renditet e dyta në Grupin A.

Gjeorgjia është e katërta me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat