Portugalia e Ronaldos me pikë të plota nga Brastisllava

Futboll

Portugalia e Ronaldos me pikë të plota nga Brastisllava

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:44
Portugalia

Sllovakia mposhtet në Bratisllavë nga Portugalia, me rezultat 1:0, në takimin e vlefshëm për kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Cristiano Ronaldo me shokë importuan tre pikë të mëdha, që ia përforcojnë pozitën e parë në Grupin J.

Në minutën e 43-të, Fernandes ka shënuar për fitoren e portugezëve.

Ronaldo është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 62-të.

Pas pesë xhirove Portugalia kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Sllovakinë me 10, Luksemburgun 10, Bosnjën dhe Hercegovinë me 6 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat