Thyen rekordet e Bales dhe Gavit

Futboll

Thyen rekordet e Bales dhe Gavit

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:08
Pamje nga ndeshja

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian, pasi Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 7-1 të premten.

Në moshën 16 vjeç e 57 ditë, ai kaloi rekordin e vendosur nga Gareth Bale, i cili ishte 17 vjeç e 83 ditë kur shënoi për Uellsin kundër Sllovakisë në 2006-ën.

Goditja e Yamal në minutën e 74-të, e bëri atë të shkruajë historinë si golashënuesi më i ri i Spanjës.  Gavi kishte vendosur më parë rekordin në 17 vjeç e 10 muaj.

Yamal kishte hyrë si zëvendësues në pjesën e pare, për t’u bërë lojtari më i ri që luan për Spanjën, një rekord që më parë e mbante Gavi në vitin 2021, kur ai ishte 17 vjeç e 62 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat