Neymar: “Nuk jam më i mirë se Pele”

Futboll

Neymar: “Nuk jam më i mirë se Pele”

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:46
Neymar

Nejmari, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë dhe kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë i Selecaos, deklaroi se për shkak të këtij rekordi nuk është më i mirë se idhulli i ndjerë.

Lojtari më i mirë aktual i Brazilit nuk dëshiron të krahasohet me legjendën Pele edhe përkundër se po vazhdon t’ia thyej rekordet me fanellën e kombëtares.

“Jam shumë i lumtur. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta thyeja atë rekord. Por nuk dua të them se jam më i mirë se Pele vetëm sepse e kalova në këtë rekord”, ka thënë fillimisht Nejmar.

Megjithatë, për Federatën Braziliane të Futbollit (CBF), e cila numëron disa ndeshje miqësore kundër klubeve dhe të cilat nuk merren parasysh nga FIFA, Pele ka 95 gola krahasuar me 79 që ka tani Nejmar.

“Unë thjesht dua të shkruaj emrin tim në historinë e ekipit brazilian dhe të falënderoj familjen time, e cila është larg, dhe shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ylli i Al Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat