Turpi me bileta në Kosovë! Çfarë shkruan mediumi zviceran?

Futboll

Turpi me bileta në Kosovë! Çfarë shkruan mediumi zviceran?

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:19
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Në tregun e zi biletat janë me çmime jashtë normales. 

Një biletë shkon deri 500 euro në tregun e zi, ky është turp i madh.

Çfarë shkruan mediumi zviceran “Blick”?

“Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45, të gjitha ulëset në stadium do të jenë të zëna. 

Tani tifozët po përpiqen të blejnë bileta në tregun e zi”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Vendasit thonë se tregu i zi po lulëzon.

Biletat tani kushtojnë deri në 500 euro.

Biletat kushtojnë fillimisht 10 euro, në zonën VIP kushton 80 euro. Paga mesatare mujore në Kosovë është rreth 300 euro“, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat