Fitorja e thellë ndaj Gjeorgjisë, De la Fuente: Komentet janë të tepërta

Futboll

Fitorja e thellë ndaj Gjeorgjisë, De la Fuente: Komentet janë të tepërta

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:36
Luis de la Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur për mediat pas triumfit 1-7 në Tbilisi përballë Gjeorgjisë.

Ai e ka cilësuar gati perfekte paraqitjen e bërë nga “furia e kuqe”, që në Gjeorgji ka konfirmuar plotësisht nofkën që mban.

Një sukses që e ngjit Spanjën në vendin e dytë pas Skocisë që kryeson Grupin A me pikë të plota pas 5 takimesh.

“Analiza është shumë pozitive, por ajo duhet bërë me qetësi. Sigurisht kur sheh rezultatin e takimit është e vështirë të gjesh vend për kritika.

Por realisht kemi luajtur shumë mirë, kemi qenë gati në perfeksion. Jam i lumtur për lojtarët e mi, ata meritojnë gjithçka.

Tani duhet të përmbushim misionin tonë për këto dy takime, duke fituar ndaj Qipros”, deklaroi numri një i stolit të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat